Një intervistë është bërë virale në internet pasi një ish-gazetare e ‘Bloomberg News’ përshkroi se jeta e saj ndryshoi pasi ra në dashuri me Martin Shkrelin, një biznesmen i cili u cilësua si ‘shqiptari më i urryer në botë’ pasi rriti 5000% çmimin e ilaçit për trajtim të AIDS.
Në intervistën me titull “The Journalist and the Pharma Bro”, reporterja Stephanie Clifford tregon në detaje se si “gjatë nëntë muajve, duke filluar nga korrik 2018”, Christie Smythe, e cila mbulonte arrestimin e Shkrelit la punën e saj, u largua nga banesa dhe u divorcua nga burri.
“Çfarë mund të ketë bërë që Smythe të kthente përmbys jetën e saj përmbys? Ajo ra në dashuri me një të pandehur, çështjen e të cilit jo vetëm e mbuloi, por dha lajmin e arrestimit të tij. Kjo bëri bujë, sepse partneri i jetës së saj nuk është ndonjë i pandehur i rëndomtë, por Martin Shkreli: i ashtuquajturi ‘Pharma Bro’, i cili rriti çmimin e një ilaçi 5,000 % brenda natës dhe mbushi kopertinat e mediave pasi bleu albumin e vetëm të Wu-Tang Clan për 2 milionë dollarë”, thotë gazetarja.
Shkreli, tani 37 vjeç u dënua për mashtrim të letrave me vlerë dhe një për komplot në gusht të 2017-s. Në Prill 2019, ai u zhvendos nga një burg me siguri të ulët në Neë Jersey në një strukturë federale në Allenëëod, pasi Ëall Street Journal raportoi se ai ishte ende duke drejtuar kompaninë e tij të vjetër, përmes një telefoni celular kontrabandë. Ai do të lirohet në 2023-shin.
Në artikullin e ‘Elle’ shkruhet se, Smythe u divorcua dhe u largua nga Bloomberg dhe tani jeton në Harlem. Ajo përshkruan se si nisi marrëdhënia e saj me Shkrelin dhe tregon se puthjen e parë e dha në dhomën e vizitorëve të burgut. Në dhomat e vizitave ndalohet prekja, përveç ledhatimeve të lehta.
“I thashë Martinit se e doja dhe ai më tha se edhe ai më donte. Ata nuk mund të preken përtej një përqafimi dhe puthjeje, sipas rregullave të burgut, dhe kurrë nuk bëjnë seks me dikë, por marrëdhënia eci më tutje, përmes telefonatave dhe postave elektronike”, tregon ajo.
Smythe dhe Shkreli madje kanë diskutuar edhe për emrat që do t’u vëjnë fëmijëve, pasi ajo i referohet atij si “partneri i saj i jetës”. Ajo mbështeti kërkesën e tij për lirimin me kusht për shkak të pandemisë së koronavirusit, në të cilën ai tha se do të jetonte me një të fejuar pa emër në Manhattan dhe do të punonte për të gjetur një kurë për Covid-19. Shkreli ndaloi së komunikuari me Smythe kur mori vesh për artikullin, sipas artikullit.
Komenti i tij i vetëm ishte: “Z. Shkreli i uron zonjës Smythe fatin më të mirë në përpjekjet e saj të ardhshme”.
Historia e saj me Shkrelin ka ngjallur reagime të shumta në media, por që Smythe i është përgjigjur duke mbrojtur dashurinë e saj. Në një postim në mediat sociale ajo tha: “E kuptoj që është e vështirë për shumë njerëz të pranojnë që, 1.Martin nuk është psikopat dhe 2.një grua mund të zgjedhë të bëjë çfarë të dojë me jetën e saj, pavarësisht se ju nuk e aprovoni. Por kjo është okej”.
Aj gjithashtu shkroi se “dalja në publik është një lehtësim, pa marrë parasysh se çfarë mendojnë njerëzit. Ju nuk e keni ide se sa e vështirë të mbash këtë lloj barre përbrenda. Kaq e komplikuar. Më vjen mirë që u tha në mënyrën e duhur”.