Historia e grabitjes së bankave në Shqipëri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e grabitjes së bankave në Shqipëri

    Insajderi
    03 July 2016 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Historia e grabitjeve të bankave në Shqipëri, daton qysh në vitin 1993 në Tiranë. Qeveria e asaj kohe për këtë ka akuzuar të ashtuquajturën “Hakmarrja për Drejtësi”.

    Më pas shënohen vjedhjet e vitit 1997. Por një nga grabitjet e cila mbahet mend edhe në ditët e sotme është ajo e vitit 1998 në Tropojë, në bankën e kursimeve ku u morën rreth 800 milionë lekë.

    Më 29 janar 1993 është shënuar vjedhja e parë e bujshme që Qeveria asokohe ia faturoi grupit të ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”, nga ka marrë dhe emrin dosja, i përket Bankës së Kursimeve në Tiranë, në bulevardin “Zogu i Parë”.

    Më pas ndodh një tjetër grabitje në Tropojë, më 29 tetor 1998, ku një grup i madh personash të armatosur, grabitën Bankën e Kursimeve. Por këtë radhë grabitja ishte më spektakolare dhe shuma e përfituar më e majme, rreth 800 milionë lekë të vjetra. Kasaforta u tërhoq me një vinç të tonazhit të lartë. Më 25 mars 2000, janë vjedhur 250 milionë lekë me anë të një çeku të falsifikuar në Bankën e Kursimeve në bulevardin “Zogu i Parë”. /Shekulli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark