Historia e mësuesit me tre nxënës që iu ngritën pritë forcave serbe në mbrojtje të popullatës civile - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Historia e mësuesit me tre nxënës që iu ngritën pritë forcave serbe në mbrojtje të popullatës civile

    Insajderi
    27 September 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Kamber Demaku

    26 shtatori i vitit 1998 ishte njëra ndër shumë ngjarjet heroike të pabesueshme të asaj kohe. Momente lavdie përtej imagjinatës njerëzore që shënuan kthesë në historinë e lavdishme të Kosovës.

    Po sikur të kishte ndodhur sot në Ukrainë? – padyshim që do të ishte bërë sensacion ndërkombëtar.

    Ishte vitit 1998, pa telefona të mençur, pa rrjete sociale, pa televizione tona për te dëshmuar atë që po ndodhte në frontet e luftës. Për më tepër një vend gati të harruar nga bota, të kapluar nga errësira e regjimit të Millosheviqit. Megjithatë shpresa ende po dukej në horizont.

    Bota ende nuk kishin dëgjuar mirë se çfarë po ndodh në fshatrat e malet e Kosovës. Por burra e djem, gra e vajza, tashmë kishin filluar të shfaqën gjithandej maleve të Kosovës, për na treguar se dielli do të lind përsëri në Kosovë.

    Historia e mësuesit me tre ish-nxënësit e tij, zë vend padyshim në mesin e shumë ngjarjeve tragjike por edhe heroike njëkohësisht të asaj kohe.

    Të armatosur mirë, pak metra larg shkollës, mësuesi me tre ish-nxënësit e tij kishin vendosur t’u bëjnë pritë ushtrisë serbe, që kishin mësyrë drejtë popullatës civile në fshatin Abri e Epërme.

    Flaka e rezistencës e kishte zanafillën nga shkëndija e aktit vetëflijues të këtyre heronjve që ngjallën shpresën e lirisë dhe forcuan bindjen e triumfit për secilin nga ne.

    Pas betejës se komandantit legjendar Adem Jashari, kishte ndodhur një mobilizim i jashtëzakonshëm gjithandej Kosovës për te kapur armët kundër këtij regjimi.

    Në Drenicë tashmë vetëm ishin larguar maskat, sepse mobilizimi “ilegal” kishte filluar kohë më parë në shumë fshatra të saj.

    Valdet Xhemjalaj ishte pjesë e këtyre grupeve të para që kishte filluar në “ilegalitet” organizmin dhe përgatitjen e aksioneve të UÇK-së kundër forcave serbe.

    Pas daljes në skenë te UÇK-së, fronti dhe betejat e luftës kishin ndryshuar. Llogoret po merrnin formë gjithandej fshatrave për t’i bërë rezistencë betejave frontale.

    E tillë ishte edhe beteja e 26 shtatorit 1998 në Abri të Epërme.

    Forcat serbe ishin nisur në drejtim të popullatës civile që ishin të vendosur në mes të fshatit Abri – Terdevc dhe fshatit Murgë.

    Mësuesi Vesel Demaku dhe tre ish-nxënësit e tij, Valdet Xhemajlaj me vëllain e tij Arbenin dhe Afrim Hajdaraj ishin vendosur pak metra larg shkollës fillore “Shote Galica” në Abri të Epërme.

    Armiku nuk kishte idenë më të vogël që pranë një shkolle do të hasnin në rezistencën e fuqishme të katër burrave të guximshëm, të gatshëm për t’i bërë ballë çdo rreziku që i cenohej popullatës civile.

    Ata ishin vendosur për të rezistuar deri në vetëflijim.

    Meqenëse ishte ndër betejat e para frontale të UÇK-së, forcat serbe ende nuk kishin në dijeni se çfarë po i priste në malet dhe fshatrat e Kosovës.

    Sulmi kishte filluar aq fuqishëm dhe në befasi, sa që linte pak mundësi rikuperimi strategjik për forcat serbe.

    Të gjendur në vështirësi dhe humbje te mëdha qe kishin pësuar, forcat serbe kërkuan edhe ndihmën nga ajri.

    Imagjinoni, kundër rezistencës së një mësuesi me tre ish-nxënësit e tij ishte përdorur edhe helikopteri.

    Pasi kishte filluar t’u mbaronte municioni dhe të gjendur në vështirësi, mësuesi Vesel Demaku, dhe ish-nxënësit e tij Valdet Xhemajlaj dhe Afrim Hajdaraj ranë dëshmorë, ndërsa plagoset rëndë Arben Xhemajlaj.

    Arbeni sot është dëshmitar i një beteje që për nga ana e peshës dhe simbolikes së saj, ishte ndër betejat që la gjurmët e saj të forta për moralin e secilit ushtar të UÇK-së në vazhdimet e saj.

    Sot, 24 vite pas në kohë, liria e shtetësia e Kosovës buron më së shumti nga beteja e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si kjo e 26 shtatorit 1998.

    Imagjinoni sikur lajmet nga lufta në Ukrainë të raportonin sot një ngjarje si kjo: “Mësuesi me tre ish-nxënësit e tij vritet duke mbrojtur popullatën civile pranë shkollës se tij”.

    Natyrisht që do bëhej lajm gjithandej botës.

    Bota po përparon, dhe bashkë me të edhe teknologjia, e cila na lejon të shohim luftime në luftëra të ndryshme në të gjithë botën.

    Por të gjithë duhet ta kuptojmë se lufta e UÇK-së, dhe beteja si kjo 26 shtatorit, janë mishërimi i vërtetë i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, qe duhet të na bëjë krenar secilit nga ne.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark