×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Historia e serbes që humbi burrin gjatë luftës në Kosovë ekspozohet në Londër

    Insajderi
    03 February 2016 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Historia e serbes Olja nga Kosova, që ka humbur bashkëshortin e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë, është vetëm një nga 11 historitë tjera që do të shfaqen në ekspozitën “Eleven Women Facing War” të fotografit të njohur britanik Nick Danziger që do të hapet me 4 shkurt në “Imperial War Museum”.

    Ekspozita “Njëmbëdhjetë Ballafaqimet e Femrave me Luftën”, përbëhet nga 33 fotografi dhe 11 filma të shkurtër nga 3 minuta e që shpërfaqin femrat në zonat e luftërave sikurse Bosnia, Kosova, Israeli, Gaza, Hebron, Sierra Leone, Columbia dhe Afganistani.

    Fotografi ishte takuar me Oljen para 10 viteve kur ajo ishte ende në kërkim të bashkëshortit të saj Rade Budimir, drejtor i një agjencie udhëtimesh që ishte kidnapuar me 2 gusht 1999 dhe e kishte gjetur të vdekur tek pas 3 viteve.

    olja3

    “Kam ikur nga Kosova me një qese te vetme në makinë, pa punë, pa vend për të jetuar dhe pa para për ushqim. Isha vetëm në Beograd dhe nuk dija çfarë të bëja”, kishte thënë Olja në rrëfimin e saj të vitit 2008 për Kryqin e Kuq, raporton Insajderi.

    E organizatorët e ekspozitës thanë se janë të lumtur që do të shfaqin fotografitë sesi Olja dhe shumë gra të tjera nga 10 vende të ndryshme kanë ecur në jetën e tyre gjatë kësaj dekade.

    “Ne jemi të gëzuar që të shohim ekspozitën e Nick në Londër. Fotografitë e tij qesin në pah fakte të panjohura rreth ndikimit të luftës tek gratë dhe vajzat”, tha Paul Castela, drejtor i Kryqit të Kuq në Britani dhe Irlandë.

    olja3

    Fotografi ka shërbyer për Kryqin e Kuq për vite të tëra. E veçanta e kësaj ekspozite është fakti se fotografi ka fotografuar këto femra para 10 viteve dhe së fundmi është kthyer për t’i gjetur përsëri ato dhe për ti fotografuar duke nxjerrë në pah sesi ka shkuar jeta e tyre gjatë kësaj dekade.

    “Ne flasim pak për viktimat e luftës e aq më pak për femrat që janë prekur direkt nga kjo dhunë. Shpresoj që këto fotografi dhe tregime të jenë një homazh për durimin dhe guximin  e tyre për të ecur para”, ka thënë Danziger.

    olja4

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark