Rreth tij, afër një mali turk, një familje punëtorësh emigrantë kurdë po lëviz ngadalë midis pemëve të lajthisë. Ata punojnë të gjithë së bashku, babai, nëna dhe fëmijët e vegjël.
Është një punë rraskapitëse, për rreth 10 orë në ditë, në shpatet aq të pjerrëta sa që është e lehtë të humbasësh bazën.
Dhe dy prej fëmijëve, Mustafa dhe Mohamedi, janë duke punuar ilegalisht. Ata janë të moshës 12 dhe 10 vjeç, shumë më pak se mosha minimale e lejueshme e punës në Turqi.
Kazim Yaman, bashkëpronar i pemishtes, thotë se është kundër punës së fëmijëve. “Ata po i bëjnë fëmijët e tyre të punojnë si makina. Ata mendojnë: “Çdo fëmijë sjell fitim”.
Por ai thotë se shumica e fermerëve të tjerë e pranojnë këtë gjë dhe se ai nuk ka zgjidhje tjetër përveç pagimit të fëmijëve, sepse prindërit e tyre insistojnë që ata të punojnë.
“Unë po përpiqem të mos i bëj ata të punojnë, por pastaj ata thonë që po largohen”, thotë ai. “Nëna dhe babai duan që ata të punojnë dhe të paguhen”.
Ai shton: “Ky zinxhir duhet të prishet”.