Historia e vërtetë si u krijua Cosa Nostra dhe ‘Ndragheta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Historia e vërtetë si u krijua Cosa Nostra dhe ‘Ndragheta

    Insajderi
    27 November 2016 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fillimisht, termi “mafioz” nuk kishte konotacione kriminale. Kishte domethënien “burrëror”, duke iu referuar një të riu i cili ishte dyshues ndaj qeverisë qendrore. Ishulli i Sicilisë kishte një histori sundimesh nga pushtuesit e huaj, dhe këta mafiozë bashkoheshin për të mbrojtur popullin.

    Në shekullin e 19, baronët feudalë në nevojë për para, shitën tokat e tyre tek qytetarët privatë. Kur Italia aneksoi Siçilinë në vitin 1860, ata i kthyen edhe më shumë tokë njerëzve.

    Duke qenë se humbën pasurinë e tyre, baronët lëshuan ushtritë private. Duke qenë se shteti nuk e kishte organizuar ende forcën policore në ishull, qytetarët e bërë papritmas të pasur ranë pre e banditëve. Mafiozët ishin punësuar për të mbrojtur pronarët e tokave dhe bizneset.

    Shumë shpejt, ata paguheshin edhe për të mbledhur borxhet dhe për zbatimin e kontratave. Pa kaluar shumë kohë, mafiozët e kuptuan se mund të rrisnin fitimet, duke u bërë edhe banditë, edhe mbrojtës.

    Ky ishte fillimi i aktivitetit të “mbrojtjes” dhe Mafias në Sicili. Ata e quanin veten “La Cosa Nostra” Hollyëood ka bërë shumë filma rreth tyre, duke përfshirë “Kumbarin”.

    Disa prej këtyre sicilianëve u internuan në rajonin varfër të Kalabrisë, që ndodhet në majën e këmbës së cizmes së Italisë. Ata formuan një Mafia më vete, një organizatë të fshehtë të njohur si ‘Ndrangheta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark