Historia interesante e 22-vjeçarit që ka prindërit rus por ndihet shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia interesante e 22-vjeçarit që ka prindërit rus por ndihet shqiptar

    Insajderi
    05 February 2022 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njihet si Flavio nga Tirana, ndërsa pak janë ata që e dinë historinë e vërtetë të 22-vjeçarit.

    Veaceslav Zyka, është djali i dy prindërve rusë, që ka lindur në Moldavi. Pas disa ngjarjeve në familje ishte historia e nënës së tij dhe babait birësues ajo që e solli Flavion në Shqipëri, kur ishte 5 vjeç.

    Ai thotë se është shqiptar dhe se me Moskën e largët e lidh vetëm origjina e nënës, shkruan TCh.

    “Unë origjinën nuk e kam shqiptare por ruse, pasi nëna imë është ruse. Unë kam lindur në Moldavi kam jetuar disa vjet me nën atje më pas në 2005, vendosëm që vinim përgjithnjë këtu në Shqipëri dhe ky vend më ka pëlqyer menjëherë. Ishte si dashuri me shikim të parë, unë ndjehem shumë mirë këtu kam përfunduar shkollën, kam shokë, shoqe dhe punoj këtu”.

    Djali rus thotë se nga Shqipëria mund ta largojë vetëm një arsye e madhe, pasi planet për të ardhmen i ka të qarta – pasi të përfundojë kursin për berber kërkon të hapë sallonin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark