Historiani bullgar : Në Maqedoni nuk ka maqedonas, ata janë shqiptarë - Insajderi
×
Kulturë

Historiani bullgar : Në Maqedoni nuk ka maqedonas, ata janë shqiptarë

Insajderi
23 June 2017 - 11:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar.

Profesor Bozhidar Dimitrov është një historian bullgar dhe Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë. Ai në Maqedoni është i njohur si një figurë e diskutueshme që shpesh është pjesë e provokimeve të ndryshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar.

Ai po ashtu është i njohur për pikëpamjen e tij se të gjithë popujt e Ballkanit kanë dy shtete, Kosova dhe Shqipëria, Serbia ka Republika Srpskan, Greqia dhe Qiproja, ndërsa Bullgaria ka Maqedoninë.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Sofjes “Fokus” ka folur për vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari, marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe reagimet më pas.

Për Dimitrov, Maqedonia dhe Bullgaria “nuk kanë qëlluar asnjë plumb të vetëm me njëri-tjetrin.” Ai thotë se “VMRO nuk ishte organizimi i Maqedonisë, por organizimi i bullgarëve në Maqedoni”, dhe gjithashtu ai thotë se “në Maqedoninë lindore bullgarizmat më tepër janë ruajtur”, kurse në “Maqedoninë perëndimore nuk ka – ata janë shqiptarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark