Historiani serb i bashkangjitet Gëzim Kelmendit kundër Ramush Haradinajt për Betejën e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Historiani serb i bashkangjitet Gëzim Kelmendit kundër Ramush Haradinajt për Betejën e Kosovës

    Insajderi
    06 July 2016 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pohimet e deputetit dhe kryetarit të partisë islame “Fjala”, Gëzim Kelmendi, se shqiptarët në Betejën e Kosovës kanë luftuar si skllav kanë marrë mbështetje edhe nga një historian serb.

    Kelmendi kishte kundërshtuar idenë e deputetit tjetër dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se shqiptarët përkatësisht princat shqiptar të asaj kohe, kanë qenë krah për krah Car Lazarit, kundër Perandorisë Osmane, kur ishte kërkuar nga Haradinaj, ngritja e një përmendoreje për ushtarët shqiptar në Betejën e Kosovës.

    Sipas Kelmendit, shqiptarët nuk kanë luftuar asnjëherë kundër Perandorisë Osmane por vetëm si skllav lufte janë detyruar të luftojnë kundër osmanlive.

    “Shqiptarët kanë qenë të robëruar. Kanë qenë popull si skllav ose si robër lufte që janë detyruar të luftojnë kundër Perandorisë Osmane. Perandoria Osmane i ka bërë pronar tokash dhe u ka dhënë pozita, dhe shqiptarët e kanë përqafuar islamin në mënyrë masive”, kishte thënë Kelmendi me 29 qershor, për emisionin “Rrokum Roll”.

    E për historianin Dr. Miomir Gataloviq  nga Instituti i Historisë në Beograd, shqiptarët kanë qenë më shumë në shërbim të serbëve në atë betejë, sesa kanë luftuar kundër Perandorisë Osmane. Ai ka specifikuar punët e shqiptarëve në këtë betejë duke thënë se janë përkujdesur për bagëtitë.

    “Iniciativa e Ramush Haradinajt në thelb është deklaratë politike. Nuk ka argumente për të, duke u bazuar në ngjarjet historike të Kosovës dhe duhet të ndahet nga historia në të cilën, nuk ka të dhëna se shqiptarët kanë marrë pjesë në ndonjë numër substancial në Betejën e Kosovës. Nëse, megjithatë, shqiptarët kanë burime shkencore të qëndrueshme për pretendimet e tyre, le t’i shkoqisim ato dhe t’ia ofrojmë publikut”, ka thënë historiani Miomir Gataloviq  nga Instituti i Historisë duke folur për gazetën serbe “Veçernje Novosti”. /Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark