Historiani turk nuk e pranon se e ka fyer Skënderbeun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Historiani turk nuk e pranon se e ka fyer Skënderbeun

    Insajderi
    07 July 2016 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përpjekje për të shuar jehonën e deklaratave të tij kundër Skënderbeut dhe pas vendimit të Shqipërisë për t’i ndaluar atij hyrjen në Shqipëri, historiani turk ka mohuar se ai ka deklaruar se “Skënderbeu ishte vrasës fëmijësh dhe grash si terroristët”.

    Në një sqarim të publikuar në faqen e tij në “Facebook”u ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për këtë keqkuptim siç e  ka quajtur ai, por mijëra komentues ia kanë publikuar videon në të cilën, Talha Uğurluel, dëgjohet duke thënë të gjithë deklaratën kundër Skënderbeun.

    Ai këto komente i bënë duke iu drejtuar një grupi turistësh turq të cilët po udhëtonin në Lezhë si pjesë e një programi të financuar nga shoqata e presidentit turk, Erdogani,TIKA, me qëllim “zbulimin e rrënjëve osmane në Ballkan”.

    Por historiani turk duket sikur nuk ka mundur ta shoh vetën duke folur për Skënderbeun dhe i ka hequr nga faqja e tij postimet që komentuesit i kanë bërë me deklarimet e tij reale, ku gjenden fyerjet për Skënderbeun.

    Në sqarimin e tij shtesë në Facebook, historiani dha edhe një tjetër version për Skënderbeun.

    “Skënderbeu ishte një shqiptar si shumë të tjerë, të cilët në kohën e Muratit II i ishin bashkuar Perandorisë. Skënderbeu i doli kundra Perandorisë dhe ka luftuar 25 vjet kundër osmanllinjve. Evropianët mbështetën fuqishëm Skënderbeun për t’i dalë kundër miqësisë turko-shqiptare”, shkruan turku.

    Më tej historiani turk shpjegon se në fjalimin e tij në varrin e Skënderbeut në Lezhë dhe në Shkodër, ka shpjeguar historinë e vërtetë dhe miqësinë mes dy popujve që në kohën e Perandorisë, shkruan Top Channel.

    “Skënderbeu mund të ketë qenë kundër osmanllinjve, por kjo gjë nuk dëmton miqësinë turko-shqiptare.  Sepse për qindra vjet, heronjtë shqiptarë, si Sami Frashëri, Mehmet Akifi apo shumë të tjerë kanë qenë dhe lidera të turqve. Ne, nuk shqetësohemi nga liderët tanë, poetet tanë, artistet tanë shqiptarë,  por krenohemi me ta”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark