HISTORIKE: Vaksina HPV ul rastet e kancerit të mitrës deri në 90% – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    HISTORIKE: Vaksina HPV ul rastet e kancerit të mitrës deri në 90%

    Insajderi
    04 November 2021 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Papillomavirusi njerëzor, ose HPV-ja, vaksina po ul rastet e kancerit të qafës së mitrës për gati 90 për qind, kanë treguar të dhënat e para historike.

    Qendra për hulumtime të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar i quajti gjetjet si “historike”, dhe tha që kjo tregonte se vaksina po shpëtonte jetë njerëzish.

    Gati krejt kancerët e qafës shkaktohen nga virusët, dhe shpresa është që vaksinimi mund të eliminojë gati krejt sëmundjen, raporton BBC, përkthen Periskopi.

    Hulumtuesit thanë që suksesi nënkuptonte se ata që ishin vaksinuar do të duhej të bënin më pak teste të qafës së mitrës po ashtu.

    Kanceri i qafës është kanceri i katërt më i zakontë te gratë në botë, duke i vrarë më shumë se 300 mijë gra në vit.

    Gati nëntë në dhjetë vdekjet vijnë në shtetet e varfra ku ka pak qasje në ekzaminimet e kancerit të qafës së mitrës.

    Shpresa është që vaksinimi do të ketë impakt edhe më të madh në këto shtete të varfra se sa në shtetet e pasura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark