×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Historiku i rastit që çoi pejanin deri të në gjuajtje në stacionin policor, Insajderi sjell detaje ekskluzive

    Insajderi
    17 December 2024 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E. Manaj është arrestuar sot për gjuajtjen me armë zjarri të policit Denis Shala pranë stacionit policor në Pejë. E. Manaj dhe Dardan Manaj (babai i E. Manaj), i njohur me nofkën “Manilla” ishin arrestuar në shtator. Ata ishin përfshirë në një rast për lëndim trupor dhe gjatë arrestimit kishin sulmuar edhe policët. Për këtë rast, ishin shpallur të pafajshëm. Insajderi ju sjell detaje ekskluzive të rastit:

    I arrestuari sot që gjuajti me armë policin Shala, siç mëson Insajderi, besohet ta ketë bërë këtë nën pretendimin se babai i tij, Dardan Manaj, është rrahur përgjatë momentit të arrestimit para tre muajsh, për rastin të cilin tashmë janë shpallur të pafajshëm.

    Si fillim, ai kishte tentuar që zyrtarin policor Denis Shala ta godiste me veturë, ku Shala kishte ikur. Më pas, ai kishte shkrepur dy herë me armë zjarri nga dritarja e veturës në drejtim të policit.

    Sot me datё 17.12.2024, rreth orёs 16:03, deri sa zyrtari Policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugёn “ Mbreteresha Teutё”, “Përball Policisё”, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godas me automjet zyrtarin Policor, zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё levizjёs nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy (2) herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se E. Manaj dhe Dardan Manaj, i njohur me nofkën “Manilla”, ishin shpallur të pafajshëm lidhur me rastin për sulm ndaj zyrtarëve policorë. “Manilla” ishte vënë nën masën e arrestit shtëpiak, ndërkaq E. Manaj ishte lënë i lirë. Krejt këtë për Gazetën Insajderi e kishte konfirmuar avokatja Aurora Mulhaxha.

    Si e autorizuar fillimisht kam pranuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku pas propozimit tim si mbrojtëse për masën e arrestit shtëpiak është pajtuar edhe Prokuroria si masë e mjaftueshme për sigurimin e pranisë të të pandehurit“, kishte thënë Mulhaxha për Insajderin.

    Policia sot ka njoftuar se pranë stacionit policor në Pejë janё gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja tё kalibrit 7.65mm.

    Për ta kërkuar të dyshuarin, policia kanë kërkuar në tri lokacione. Rreth orёs 18:25, ёshtё arritur te arrestohet i dyshuari i këtij rasti, ёshtё sekuestruar arma e cila dyshohet qё ёshtё përdor nё rast, poashtu ёshtё sekuestruar edhe vetura e cila ёshtё përdorur nё rast.

    Ndaj E. Manaj është caktuar masa e ndalimit 48-orësh. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark