Hiti i verës? Këta tre këngëtar bashkojnë forcat - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Hiti i verës? Këta tre këngëtar bashkojnë forcat

    Insajderi
    14 June 2025 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre artistët e njohur Cricket, Ada dhe Majk kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim muzikor!

    Të tre artistët janë bashkuar për këngën më të re “Kjo Dashni…”, të cilën e paralajmëruan përmes një postimi në Instagram.

    Ata ndanë me ndjekësit disa sekuenca nga kënga e re, duke lënë të kuptohet se ky projekt do të jetë një miks i ndjenjës dhe ritmit – një kombinim perfekt për sezonin veror. Edhe pse data e publikimit nuk është zbuluar ende, pritshmëritë janë të larta, duke parë emrat që qëndrojnë pas këtij bashkëpunimi.

    Fansat tashmë janë entuziastë dhe komentet në rrjete sociale s’kanë munguar, me shumë prej tyre që mezi presin lansimin zyrtar. A është “Kjo Dashni…” hiti i radhës? Së shpejti do ta mësojmë! 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark