Hodhi dyshime për produksionin pas daljes së Silvanës, Luana i reagon ashpër Frederikut - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Hodhi dyshime për produksionin pas daljes së Silvanës, Luana i reagon ashpër Frederikut

    Insajderi
    08 April 2025 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Silvana Bushati u eliminua spektaklin e kaluar nga Ferma VIP, në një televotim me Alba Pollozhanin.

    Megjithatë, pas kësaj reagoi ashpër këngëtari Frederik Ndoci, duke mos u pajtuar me vendimin.

    Ai shpreh pakënaqësitë e tij duke akuzuar produksionin për daljen e modeles dhe sportistes shqiptare.

    Moderatorja Luana Vjollca ia bëri të qartë se vendos publiku dhe se kush hedh dyshime mund ta lë garën.

    Pjesë nga biseda mes tyre:

    Luana Vjollca: Më lejoni të iu them edhe një herë se është publiku ai që vendos.

    Frederik Ndoci: Tani ne nuk i shohim votat e publikut, dyshoj te votat e publikut.

    Luana Vjollca: Dyshon te votat e publikut, atëherë edhe një herë Frederik më the që dyshon tek votat e publikut.

    Frederik Ndoci: Është një diçka që unë e mendoj.

    Luana Vjollca: Praktikisht po hedh gjykime mbi produksionin, kështu që të jemi të kujdesshëm pavarësisht ndjenjave tuaja dhe pëlqimeve tuaj me njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm se çfarë themi, të lutem. Kushdo nga ju që ka qasje të tillë mbi këtë produksion është i lirë në këtë moment të largohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark