×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Holanda ec me makina elektrike

    Insajderi
    19 April 2016 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej vitit 2025, Holanda me shumë gjasë mund të jetë ndër të parat vende në Europë e cila do të ndalojë përdorimin e makinave me naftë apo benzinë në vend.

    Projektligji ka kaluar me pjesën më të madhe të votave në dhomën e ulët të Parlamentit të Holandës, por do t’i duhet të miratohet nga senati holandez që të bëhet ligjërisht i detyrueshëm.

    Partia Laburiste shprehu kundërshtinë, duke thënë se plani duket joreal. Ndërsa qëllimi i këtij ligji të ri është ulja e shkallës së ndotjes ne vend. Sipas tij, makinat ekzistuese me naftë ose benzinë do të qëndrojnë në përdorim, por do të parandalohet shitja e çdo automjeti të ri të tillë.

    Kjo do të bëjë që shoferët t’u drejtohen makinave elektrike, duke siguruar që dekadën e ardhshme rrugët e Holandës gradualisht të elektrifikohen.

    Shitjet e makinave elektrike në Holandë tani janë në nivelin 10%, por në shumë vende të industrializuara të botës, grupe shkencëtarësh dhe ambientalistësh po nxisin zëvendësimin e makinave tradicionale me automjetet e teknologjisë së fundit./tch

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark