Holanda ndalon mbulesat myslimane në vende të caktuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Holanda ndalon mbulesat myslimane në vende të caktuara

    Insajderi
    30 November 2016 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti holandez miratoi një ligj që ndalon veshjen e mbulesave myslimane që mbulojnë të gjithë fytyrën, siç janë burkat.

    Ligji i ri vlen për ambientet publike si shkollat, spitalet apo për mjetet e transportit publik.

    Ai përfshinë edhe llojet e tjera të mbulesave të fytyrës si maskat e skive apo helmetat e ndryshme. Në Holandë janë të pakta gratë që veshin mbulesa islamike por kjo çështje ka krijuar prej vitesh debate të ashpra.

    “Ky ligj nuk ka lidhje me çështjet fetare”, u shpreh kryeministri Mark Rutte duke shpjeguar më tej se qeveria është munduar të gjejë një balancë mes lirisë së njerëzve për të veshur atë që duan dhe rëndësisë së komunikimit të qartë.

    Ligji nuk vlen për rrugët publike, por vetëm për vendet ku është thelbësor identifikimi i personave me të cilët komunikohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark