×
  • Euro 2024
  • Sport
  • Euro 2024

    Holanda triumfon me një fitore të madhe kundër Polonisë

    Insajderi
    16 June 2024 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Holanda e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

    “Tulipanët” triumfuan 1:2 ndaj Polonisë, në ndeshjen e parë të grupit D, ndeshje kjo që u zhvillua në “Volksparkstadion” të Hamburgut me kapacitet mbi 57 mijë ulësesh.

    Polakët kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të kur Buksa realizoi pas asistimit të Piotr Zielinskit.

    Buksa startoi në sulm në vend të Robert Leëandoëskit që nuk arriti të rikuperohej me kohë.

    Megjithatë, Cody Gakpo arriti të barazonte rezultatin në minutën e 29-të të takimit, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

    Polakët patën më shumë nga loja në pjesën e dytë, megjithatë goli i vetëm dhe i fitores u shënua nga Holanda.

    Pas vetëm dy minutash që u inkuadrua në lojë, Wout Weghorst arriti të realizonte për 1:2 dhe një fitore ë madhe të ekipit të drejtuar nga Ronald Koeman

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark