Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, në pesë vjetorin e vrasjes së heroit të Kosovës Enver Zymberi, vendosën kurora lulesh te lapidari i tij në Prishtinë.
Polici Zymberi ishte vrarë më 25 korrik të vitit 2011 gjatë operacionit policor për kthimin e pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës.
Hyseni dhe Maxhuni gjithashtu do të bëjnë homazhe edhe tek varri i heroit, e më pas do ta vizitojnë familjen e tij./Insajderi.com