×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Home” sërish merr çmim

    Insajderi
    16 October 2016 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Filmi “Home”, që është bashkëprodhim i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, është shpërblyer për skenarin më të mirë në një festival të Japonisë.

    Pas çmimeve “Best International Short Film” në “Reykjavik International Film Festival” të Islandës dhe “Best Narrative Short” plus “Best Cinematography” në “Tacoma Film Festival”, së fundmi “HOME” e fitoi çmimin e jurisë së studentëve për “Best International Short Film” në “Carbonia Film Festival” në Itali dhe çmimin për skenar më të mirë në “Sapporo International Short Film Festival” të Japonisë.

    Ky festival u mbajt prej datës 10 tetor ndërsa përfundoi mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

    Që nga premiera e filmit në Londër dhe në Prishtinë në qershor të këtij viti, deri më tani filmi “HOME” është shfaqur në 35 festivale dhe ka fituar 8 çmime në festivale prestigjioze ndërkombëtare. Filmi është po ashtu i nominuar për filmin më të mirë të shkurtër për vitin 2016 nga Akademia e Filmit Evropian.

    Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graçanicë.

    Në këtë film luajnë Jack O’Connell, Holliday Grainger, Tahliya Lowless dhe Zaki Ramadani.

    Me skenar dhe regji të Danile Mulloy, në film si producentë ekzekutiv janë edhe aktorja e njohur Arta Dobroshi dhe drejtori ekzekutiv i festivalit “Dokufest” Eroll Bilibani./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark