×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Home Sweet Home”, raportohet se ka mbërritur në shtëpi Pantiqi, njeriu që e bëri horë Qeverinë Kurti

    Insajderi
    28 December 2022 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dejan Pantiq pas 19 ditësh në paraburgim në stacionin policor në Jarinje, ka arritur në shtëpi. Të paktën kështu ka thënë djali i tij, Predrag Pantiq.

    Predrag Pantiq ka thënë për mediumin serb Kosova Online, se babai i tij po ndihet mirë, por se ende nuk kanë pasur kohë të ulen e të bisedojnë dhe se ende nuk u ka treguar se si “është trajtuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës”.

    “Ai ndihet mirë, nuk u ankua për trajtimin, nuk patëm kohë të bisedonim sepse të gjithë po telefononin, por e rëndësishme është që ai ka ardhur, është mirë dhe nuk ka probleme të mëdha. Ne jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur”, ka thënë djali i Pantiç për Kosovo Online.

    Pantiq ishte arrestuar nga policia e Kosovës më datën 10 dhjetor për sulm në zyret e KQZ në Mitrovicë.

    Ai dyshohet se organizoi sulmet e 6 dhjetorit të 2022-ës që ndodhën ndaj zyreve të Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të Mitrovicës.

    Sot me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, atij i’u ndryshua masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark