Pas dy albumeve të suksesshme, Maxhuni mbrëmë promovoi albumin e tij të tretë “Homecoming”, shkruan KultPlus.
Nesim Maxhuni, një prej muzikantëve më të talentuar në Kosovë, i cili muzikën jazz e sjellë më ndryshe me kreativitet, mbrëmë dëshmoi se pos që është baterist i rangut botëror, është edhe krijues.
Për realizimin e këtij albumi, Nesimi ka bashkëpunuar me disa prej muzikantëve më të mirë në New York, si saksofonisti Jure Pukl dhe pastaj edhe Marko Crncec nga Sllovenia. Pjesë e albumit ishin edhe pianisti Kiril Tufekcievski dhe kitaristi i njohur kosovar Armend Xhaferi.
Gjysma prej tetë këngëve të albumit janë të punuara nga Maxhuni, këngë që lidhen me jetën personale të tij. E njëra prej tyre ‘Homecoming’, e përshkruante eksperiencën e kthimit nga Tirana, aty ku Nesimi kishte qëndruara për 4 muaj gjatë lutës si refugjatë.
Albumi përmban edhe këngë nga saksofonisti Jure Pukl dhe gjithashtu dy këngë të kitaristit Armend Xhaferi.
Një bashkëpunim shumë të suksesshëm e konsideroi edhe profesoresha Besa Luzha, e cila tha që albumi kishte shumë profesionalizëm muzikor.
E padyshim se pas gjithë atyre komenteve e urimeve, Maxhuni ishte tepër i lumtur për suksesin e arritur.
“Unë konsideroj që veç kemi filluar një skenë të re dhe një nivel të ri të jazit në Kosovë, shpresojë që këtë do ta bëjnë edhe bende të tjera edhe shumë më mirë. Për projektin nuk kam fjalë, jam shumë i kënaqur, audienca sonte ishte e mrekullueshme dhe jam i lumtur që ishin sonte këtu. Pas këtij promovimi presim koncerte të mira dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim”, u shpreh Nesimi për KultPlus, ai tutje tregoi se në muajin maj do të udhëtojë drejt Amerikës atje ku edhe pritet të mbajë koncerte.