“The Homesick” – zbarkon të enjtën në Prishtinë - Insajderi
×
Kulturë

“The Homesick” – zbarkon të enjtën në Prishtinë

Insajderi
02 October 2017 - 22:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bendi i njohur holandez i muzikës pop-rock, “The Homesick”, vjen në Prishtinë këtë javë.

Adhuruesit kosovarë të muzikës mund t’i dëgjojnë nga afër këngët e bendit holandez të enjten, me fillim prej orës 20:00, në Teatrin Oda në Prishtinë, raporton Insajderi.

Sipas një njoftimi të organizatorit të turneut Spielmaschina, bendi holandez do të jetë i pranishëm në Prishtinë. Bendi sipas të dhënave të publikuara në ngjaren e promovuar në Facebook, është një prej më të njohurve në Holandë të veçuar për tingujt e muzikës pop-rock.

“Që prej publikimit të albumit të tyre të parë tre vjet më parë,  atëkohë kur këta djem e kishin të ndaluar të porosisnin birra për shkak të moshës së re, popi i tyre ka evoluuar në diçka më të guximshme, të zhurmshme dhe eksperimentale”, thuhet në njoftimin e klubit të natës nga Prishtina.

Bendi në fjalë  ka filluar një turne evropian i cili ka filluar më 22 shtator në Londër, dhe përfundon më 1 nëntor në  kryeqytetin holandez, Amsterdam.

Në mesin e këtij turneu evropian, “The Homesick” do të ndalojnë edhe në kryeqytetin kosovar të enjten e kësaj jave. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark