Dashi- Ditë jo dhe aq e mirë me Hënën ende në një pikë të Zodiakut që nuk ju favorizon, pra në shenjën e Gaforres. Mund ta vuani për shkak të humorit të luhatshëm dhe vështirësi për t’u lidhur në mënyrë të përshtatshme me mjedisin. Edhe Plutoni vazhdon të shkaktojë paqartësi.
Demi- Ditë që hapet me gjallëri të veçantë e ju shoqëron falë një Hëne të bukur që hyri në shenjën e Gaforres, sidomos nëse i përkisni dhjetëditëshit të dytë. Megjithatë Plutoni i vendosur në shenjën e Bricjapit ju ofron qëndrueshmëri dhe plot humor të mirë, sidomos nëse festoni ditëlindjen në dhjetëditëshin e dytë.
Binjakët – Yjet e pozicionuar në mënyrë optimale ju ndihmojnë në këtë ditë vere. Marsi dhe Jupiteri në Dash, të përbashkët dhe të dobishëm për shenjën tuaj, ju lejojnë të jeni në formë të plotë dhe ju garantojnë gjallëri dhe freski të jashtëzakonshme mendore. Vetëm Neptuni ndodhet në pozicion të papërshtatshëm.
Gaforrja- Sot ka mundësi të jeni vazhdimisht në tension dhe të keni përplasje në situata të ndryshme. Kjo do të ndodhë për shkak të ndalesës aktuale të planetit më të ngadaltë dhe më të largët, Plutonit,i cili ndodhet në një pikë të Zodiakut jo fort të pëlqyeshme për ju, në Bricjap.
Luani- Grafiku i transiteve planetare ju favorizon fuqishëm sot falë dy planetëve të kalibrit të Jupiterit dhe Marsit, të cilët janë në një pozicion të shkëlqyer për shenjën tuaj. Të dy trupat qiellorë priten në shenjën miqësore të Dashit. Gjithsesi, nuk do të shpëtoni nga një moment nervozizmi apo mungesë harmonie në mjedisin përreth.
Virgjëresha- Urani dhe Plutoni gjenden në dy shenjat e Zodiakut që ndihmojnë më shumë shenjën tuaj. Ato janë dy shenjat e tjera të Tokës: Demi dhe Bricjapi. Atmosfera që ju rrethon sot përshkohet nga arsyeja e shëndoshë, racionaliteti dhe nga mirësjellja. Favorizoheni nga prania e Hënës në Gaforre.
Peshorja- Faza e hershme e verës duket mjaft premtuese: Dielli dhe Saturni, ky i fundit i vendosur në Ujor, ju ngrenë optimizmin, ngarkesën emoconale dhe ju ftojnë të provoni ngrohtësinë njerëzore. Plutoni dhe Marsi, të dy negativë, ju bëjnë pak të hapur dhe empatikë. Fuqizohet temperamenti juaj shpirtëror.
Akrepi- Hëna kalon në një pozicion dashamirës për shenjën tuaj dhe vendoset tek Gaforrja, pika e Zodiakut që korrespondon me zgjerimin afektiv dhe emocional të egos. Në familje, do të jeni në qendër të vëmendjes që ju vijën nga të afërmit dhe miqtë. Një formë e mirë psikofizike shoqëron çdo nismë tuajën.
Shigjetari- Kjo ditë ju gjen në formë të shkëlqyer dhe të gjallë. Saturni është gjithmonë pranë mikut tuaj, Ujorit, duke ju ofruar gëzimin e miqve dhe ju ngre humorin. Afërdita dhe Marsi shtojnë gjallërinë e formës fizike. Në punë disa probleme të vogla eliminohen me lehtësi.
Bricjapi- Ngjarje astrologjike jashtëzakonisht pozitive për të gjithë ju. Kjo ditë ju gjen në formë perfekte psikofizike, ideale për të kombinuar harmoninë me mjedisin. Neptuni, në një kënd të dobishëm në shenjën miqësore të Peshqve, ju garanton aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ju lejon të argëtoheni.
Ujori- Është fillimi i një prej muajve më të bukur të vitit për ju, me shumë detyra dhe punë për të përfunduar. Planeti juaj pilot në rrotën e Zodiakut, Urani, është në një kënd jo fort të përshtatshëm nga shenja e Demit, duke prekur ata që kanë lindur midis 4 dhe 9 shkurtit. Mos u shqetësoni, për t’ju mbrojtur është ekipi Mars – Jupiter në një aspekt të shkëlqyer.
Peshqit- Kjo ditë hapet veçanërisht e shkëlqyer. Neptuni kalon në shenjën tuaj dhe Hëna ndodhet në një shenjë të favorshme, tek Gaforrja, duke ju ndihmuar në ngritjen e nivelit të humorit dhe duke ju bërë më perceptues se zakonisht.