×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hotel Adria: Vrasja nuk ndodhi në objektin tonë, pamjet janë në duar të Policisë

    Insajderi
    18 March 2023 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “Arbëria” të Prishtinës. Një person mbeti i vrarë nga arma e zjarrit dhe dy të tjerë u plagosën nga therja me thikë.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 13:20, afër hotel “Adria”.

    Nga ky hotel kanë thënë për Insajderin se nuk kanë informacione për shkaqet që kanë quar deri tek rasti tragjik dhe se pamjet e rastit i ka policia.

    “Nuk kemi asnjë informacion për motivet e rastit. Se e gjithë kjo ka ndodh në afërsi te objektit por jo brenda tek ne. Te gjitha pamjet e rastit janë në duart e Policisë së Kosovës dhe po presim për zbardhje te rastit”, thanë nga hotel ‘Adria’.

    Tutje nga Hotel Adria kanë thënë se të përfshirit në këtë rast nuk kanë qenë klientë të tyre.

    “Ata nuk kane qenë klient tanë as diçka, e gjithë ngjarja ndodhi jashtë”, kanë deklaruar ata për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark