
Hotel Lakeside është shprehur falënderues ndaj avokatit Taulant Hodaj dhe avokates Ermira Gavazaj pas pushimit të hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kundër pronarit të Lakeside, Feim Pulajt.
Reagimi i plotë:
Sot, me zemër të hapur, falënderojmë secilin prej jush – klientët dhe bashkëpunëtorët tanë të dashur – që qëndruat pranë nesh, duke besuar në integritetin tonë si familje dhe në cilësinë e shërbimeve që ofron Hoteli Lakeside, një biznes elitar në Kosovë.
LEXO EDHE:
Që nga viti 2020, familja jonë dhe investimi ynë në Hotel Lakeside, kemi kaluar një udhëtim të gjatë e shumë sfidues, për të mbrojtur të vërtetën dhe për të dëshmuar se investimi ynë multi-milionësh nga Zvicra në Kosovë ishte krejtësisht i ligjshëm. Zyrtarisht, sot pushuan hetimet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke konfirmuar qartë pafajsinë tonë!
Ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën dhe përkushtimin e avokatëve tonë, z. Taulant Hodaj nga firma e avokatëve Hodaj & Partners dhe avokatës Ermira Gavazaj, të cilët na udhëhoqën me profesionalizëm dhe përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe të vështirë përballjeje me drejtësinë.
Sot, ndjehemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për të vazhduar të ofrojmë standardin më të lartë të mikpritjes dhe shërbimit për të gjithë ju.
Lakeside nuk është vetëm një hotel, është një histori suksesi dhe një simbol i besimit dhe këmbënguljes.
Faleminderit që jeni pjesë e kësaj historie!