Komuna e Gjilanit ka dhënë një tender prej 120 mijë euro për dy ekipe futbollistike, FC Drita dhe SC Gjilani. Në njoftim thuhet se do të trajnohen 70 persona nga këto dy ekipe për dy javë. Për këtë trajnim, komuna ka pasur kërkesa të shumta në dosjen e tenderit, si trajtimi VIP, hotel me pishinë, banjo turke dhe byfe të hapur.
Gazeta Insajderi
Me 20 janar, komuna që udhëhiqet nga Alban Hyseni, ka njoftuar se është dhënë tenderi për “Faza përgatitore për sezonën dimërore për klubet e futbollit të ekipeve FC Drita dhe SC Gjilan”.
Me këtë tender u shpërblyen grupi i Operatorëve Ekonomik “WONKA L.L.C.; GAL GROUP SH.P.K.r” me një shumë prej 120 mijë euro.
Ofertuese ishte edhe një kompani tjetër me një çmim pak me të lirë, 119 mijë euro.
Çfarë thuhet në dosjen e tenderit?
Sipas dosjes së tenderit, trajnimi do të bëhet për 70 persona për dy javë.
Ndërsa hoteli duhet të jetë me pesë yje dhe në bregdetin Antali. Sa i përket ushqimit specikohet se duhet të ketë byfe të hapur.
“Rezervimi i hotelit me 5* ne bregdetin Antali, ne qytetin Lara, ne Turqi Mëngjesi, dreka, darka, darka e vonshme (byfe e hapur, restorant), Te giitha pijet jo-alkoolike, pijet e ngrohta, dhe pijet vendore dhe te huaja joalkoolike janë të perfshira 24/7Trajnimi 90 minuta dy herë ne dite në fusha të ndertuara sipas standardeve te FIFA“, thuhet aty.
Ndërsa nuk mungojnë edhe kërkesat luksoze si sauna, pishina, banjo turke e madje edhe internet cafe.
“Pishina e brendshme, sauna, banjo turke, qender fituesi, salle e konferencave, internet cafe, etj. Trajtimi VIP per menaxhmentin e klubit. Rezervimi i biletave te aeroplanit Prishtine-Antali dhe Antali- Prishtine Transferi Aeroport-Hotel dhe Hotel-Aeroport per klubin Kjo shumë përfshin shërbime luksoze si trajnimi në fusha të ndërtuara sipas standardeve të FIFA, akomodim në hotelin e 5-yjeve, dhe trajtim VIP për menaxhimin e klubit“, thuhet në dosje./Insajderi.org/