Hotelet në Strugë dhe Ohër rezikojnë mbylljen gjatë dimrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hotelet në Strugë dhe Ohër rezikojnë mbylljen gjatë dimrit

    Insajderi
    27 September 2022 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rritja e çmimit të energjisë elektrike po sjell pasoja të shumta për të gjithë popullsinë në Maqedoninë e Verit.

    Këtu nuk përjashtohen as hotelet në Strugë dhe Ohër.

    I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Krste Blazeski, kryetar i Shoqatës së Hotelerisë në Maqedoni, ndau me shikuesit e TV Alsat problemet me të cilat tash më po përballen hotelet.

    Ai thot që hotelet kanë filluar ta ndjejnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe se kjo është edhe një nga arsyjet e rritjes së çmimeve të shërbimeve.

    Bllazeski nuk e përjashtoi mundësinë e mbylljes së plotë të hoteleve deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

    I pyetur se çka do të ndodh me të punësuarit, ai u përgjigj se duhet të ndjeket ligji në bazë të së cilit punëdhënësit duhet t’u paguajnë 70% të rrogës për muajt gjatë së cilëve hotelet do të jenë të mbyllura e më pas të njejtit do të kthehen në vendet e tyre të punës kur ato të rihapen përsëri.

    Më tej ai shtoi se hotelet tash më përballen edhe me munges të stafi si pasojë e migrit, por që nuk përjashtohet mundësia që punëtorët të cilët nuk do të punojnë për këtë periudhë kohore, të mos kërkojnë zgjidhje në shtete tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark