×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Absurde, Kurti prej Gjermanisë bën fushatë, ushtria pa bukë

    Insajderi
    14 October 2024 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, tha se nuk po gjen fjalë të duhura për të përshkuar gjendjen “absurde”, të krijuar pas mosfurnizimit me ushqim për FSK-në.

    Hoti, shtoi se është e pakuptueshme se si kryeministri Albin Kurti, nga Gjermania po paralajmëron për prezencë të ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën.

    Ish-kryeministri Hoti, tha kreu i ekzekutivit po bënë fushat në Gjermani e ushtrinë e ka pa ushqim.

    “Nuk po gjej ndoshta fjalën e duhur për ta përshkruar, të vijë gjendja që Kuvendi i Kosovës të debatojë për furnizimin me ushqim të Ushtrisë së Kosovës, është gjendja më absurde që nuk do t’i kishte shkuar kujt në mendje që do të vinim në këtë pikë. Ndoshta do të duhej që sot të diskutonim për planin 10-vjeçar të avancimit të FKS-së në ushtri të rregullt sipas standardeve të NATO-s”

    “Kemi pas informata nga institucionet dhe ka qenë e konfirmuar nga kryeministri, për ushtrinë serbe që ka ardh në kufi me Kosovën. Kryeministri e ngriti alarmin po në të njëjtën kohë ai ishte pjesë e fushatës zgjedhore të tij në Gjermani”.

    “Tash imagjino e ngrit alarmin për një vend fqinjë me tendenca armiqësore, vetë bënë fushatë në Gjermani dhe ushtrinë e ka pa ushqim. Unë mendoj nuk ka koment tjetër për situatën tragjik-komike që është krijuar këto ditë në Kosovë”,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark