Hoti: Buxheti i ndarë nuk mjafton për pensionet e veteranëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Buxheti i ndarë nuk mjafton për pensionet e veteranëve

    Insajderi
    11 July 2016 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se buxheti aktual prej 32 milionë eurosh do të jetë i pamjaftueshëm për pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.

    Ai ka thënë se duhet konsensus i plotë në shoqërinë e Kosovës për ta përballuar koston e veteranëve dhe kategorive të tjera të luftës së UÇK-së. Hoti u ka bërë thirrje institucioneve vendore për të gjetur një zgjidhje afatgjatë sa i përket buxhetit të veteranëve.

    Ministri Hoti në një intervistë për “Epoka e Re” ka folur edhe për procesin e faljeve të borxheve publike, duke paralajmëruar se ligji nuk parasheh afat shtesë nëse nuk shlyhen borxhet.

    Sipas Hotit, afati prej një viti është i mjaftueshëm për ata që kanë gatishmëri për ta shlyer një pjesë të borxhit dhe për të përfituar nga falja për pjesën e mbetur të borxhit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark