×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i quan shqetësuese zhvillimet në RTK, kërkon nga opozita të ndërmarrë veprime kushtetuese

    Insajderi
    20 August 2024 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se zhvillimet në RTK janë tepër shqetësuese.

    Hoti ka thënë se Komisionet përkatëse Parlamentare janë vonuar që të ftojnë për raportim Bordin bashkë me menaxhmentin e RTK-së dhe drejtorin e AKI-së.

    Sipas tij, bordi dhe menaxhmenti i RTK’së nuk kanë as fuqi dhe as vullnet për t’u marrë me situatën e krijuar, teksa shtoi se është obligim i opozitës për ta ndërprerë udhëheqjen e këtij mediumi nga “komisarët politik të Kurtit”.

    Postimi i plotë:

    Zhvillimet në mediumin e vetëm publik të Republikës së Kosovës, RTK, janë tepër shqetësuese.

    Tendenca për përdorim të këtij mediumi publik kundër gazetarisë kritike duhet të marrë përgjigje sipas kushtetutës dhe ligjit.

    Është e qartë se Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së nuk kanë as fuqi dhe as vullnet për tu marrë me situatën e krijuar.

    Është obligim shtetëror i Kuvendit të Kosovës të ndërpresë degradimin e mediumit publik.

    Është obligim shtetëror i opozitës në veçanti të ndërmarrë veprimet kushtetuese e ligjore, në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, për të ndërprerë udhëheqjen e mediumit publik nga ‘komisarët politik të Kurtit’ përmes kukullave të tyre të vendosura në Bordin dhe menaxhmentin e RTK-së.

    Komisionet përkatëse Parlamentare janë vonuar që të ftojnë për raportim Bordin bashkë me menaxhmentin e RTK-së dhe Drejtorin e AKI-së, si hap i parë në veprimet që duhet të ndërmerren.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark