![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar ndaj sulmit të së hënën ndaj ekipit televiziv të Klan Kosovës në Veriun e Kosovës.
Këtë sulm, Hoti e ka quajtur si të papranueshëm.
”Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme. Ata që sulmojnë gazetarët duan të fshehin çfarë po ndodh atje. Mirënjohje ndaj gazetarëve që po raportojnë nga vendi i ngjarjes”, ka shkruar Hoti.
Gazetarët janë sulmuar vazhdimisht këto ditë në Veriun e Kosovës.