Hoti: Kosova kurrë nuk ka qenë më keq se me Qeverinë Kurti, prandaj po emigrojnë qytetarët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti: Kosova kurrë nuk ka qenë më keq se me Qeverinë Kurti, prandaj po emigrojnë qytetarët

    Insajderi
    25 July 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq në politikën e brendshme e të jashtme dhe se s’ka pasur kurrë sanksione e raporte të cenuara me aletatët deri tash.

    Ai ka përmendur edhe rrahjen në Kuvend, jo transaparencën e Qeverisë ndaj mediave dhe linçimet, bashkëpunimin e dobët të Qeverisë me komunat dhe sindikatat e shoqërisë civile si dhe situatën në veri, duke thënë se s’ka qenë kurrë situata më e keqe.

    Si rezultat i kësaj gjendje, Hoti ka thënë se kurrë më shumë qytetarë s’kanë emigruar se në këto dy vite, duke përjashtuar vitet e 90’ta.

    “Si rezultat, kurrë më shumë qytetarë nuk kanë emigruar se në këto dy vite (përveç gjatë viteve të 1990-ta). Kurrë më shumë qytetarë sesa tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të emigruar: 57% e qytetarëve duan të emigrojnë”, ka shkruar Hoti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark