Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar Qeverisë Kurti pas vendimit për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, shkruan Insajderi.
Hoti ka potencuar se në kohë krize duhet rritur pagat e jo ulur.
“Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen”, shkroi ai në Facebook.
Sipas tij, pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken e duke thënë se vendimi është jo ligjor.
“Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor”, u shpreh ai.
Hoti i LDK-së tha se “Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit pët arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta”.