×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Murati po mashtron qytetarët me shifra

    Insajderi
    17 July 2024 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti akuzoi ministrin e financave, Hekuran Muratin se po i mashtron qytetarët me shifrat për raportin vjetor financiar për vitin 2023.

    “S’mundesh në çdo përgjigje ta mashtrosh opinionin. Secilën përgjigje që je duke e dhënë, je duke mashtruar opinionin”.

    “Si po flet për 300 milionë euro? 159 milionë, 184 milionë – t’u kanë rrit për nja 25 milionë. Atë që po them unë është se kjo rritje për 25 milionë e tatimit në korporata, ka ardhur kryesisht nga rritja e fitimit në sektorin bankar, e jo tek korporatat reale”.

    “Për çfarë je duke folur ti për shifrën 300 milionë euro? 25 milionë t’u kanë rrit, vlerë tamam në terma realë”, i tha Hoti Muratit gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku po shqyrtohet raporti vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark