Hoti, Muratit: Naivitet, kur nuk i rrit pagat dhe bllokon miliona euro sigurisht se buxheti del në suficit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Hoti, Muratit: Naivitet, kur nuk i rrit pagat dhe bllokon miliona euro sigurisht se buxheti del në suficit

    Insajderi
    29 March 2023 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje Ministri i Financave Hekuran Murati, me pompozitet shkroi se financat e shtetit janë “kthyer në binarë” dhe se “thesi i shqyer është qepur”, duke paraqitur për arritje të qeverisjes së tyre zvogëlimin e deficitit buxhetor “në nivel rekord historik”. Por, një gjë e tillë nuk shpëtoi pa një reagim të ish-Ministrit të Financave, Avdullah Hoti, shkruan Insajderi.

    “Është naivitet”, konstatoi Hoti, “që të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike”. Për Hotin, një gjë e tillë “sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor”.

    “Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, përfundoi ai.

    Dje ministri Murati doli me një reagim ku tha se “thesi i shqyer i financave është qepur”, gjë që ngjalli reagime të ndryshme nga njohës të ekonomisë.

    “Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur. Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark