Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka mohuar kandidimin e tij për kryetar të Prishtinës.
“Nuk është e vërtetë se do të kandidohem për kryetar të Prishtinës. Ka brenda partisë kandidatë më të mirë. Unë e kam një detyre si Ministër i Financave” ka thënë Hoti.
Ministri, Avdullah Hotit është përmendur shumë së fundmi se mund të jetë kandidati nga radhët e LDK-së, për t’ia rikthyer kryeqytetin kësaj partie.