Hoti obligon drejtorin e AQP-së për të nënshkruar tre kontrata - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti obligon drejtorin e AQP-së për të nënshkruar tre kontrata

    Insajderi
    02 July 2016 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndryshimi dhe amendamentimi i Ligjit të Prokurimit Publik ka sjellë paqartësi për Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP), se kush duhet të përmbyll procesin e prokurimit të tre kontratave për furnizimet me material zyrtar, bileta transporti e goma për automjete.

    Ministri i Financave Avdullah Hoti i cili me ligjin e vjetër ka qenë i obliguar që të nënshkruaj çdo kontratë për të përmbyllur procesin e prokurimit, me ligjin e ri nuk e ka më ketë të drejtë. Ajo i mohohet me nenin 26 të këtij ligji.

    Për shkak që tre kontrata të iniciuara nga Agjencia Qendrore e Prokurimit ende nuk kanë përfunduar, ministri Hoti me 16 qershor i ka shkruar një letër drejtorit të kësaj agjencie Mursel Rracajn që t`i nënshkruaj ato.

    Sipas letrës së Hotit bëhet fjalë për tri kontrata.

    “Në kuadër të angazhimit institucional për tejkalimin e problemeve të natyrës formale me pasojë të tejkalimit të afateve për nënshkrimin e kontratave për prokurimet e centralizuara me operatorët ekonomik tashmë të përzgjedhur për: Furnizimi me material zyrtar, furnizim me bileta të transportit ajror dhe furnizim me goma për automjete”, shkruan në letrën e ministrit Hoti.

    Lajmi.net merr vesh se konfuzioni është shkaktuar tek ato kontrata furnizuese me material për institucione që janë dhënë para ndryshimit të ligjit, mirëpo që zbatueshmëria e tyre ka filluar pas ndryshimit të ligjit. /Insajderi

    letra e Hotit letra e hotit 2


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark