Hoti pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive: Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, ekonomi e në marrëdhënie me jashtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Hoti pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive: Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, ekonomi e në marrëdhënie me jashtë

    Insajderi
    14 June 2023 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë.

    Hoti tha se vetëm në një situatë normale mund të këtë zhvillim me të mirë për qytetarët e Kosovës pa dallim.

    Reagim i Hotit vjen si pasojë e anulimit të mbledhjes mes dy qeverive, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

    Postimi i plotë:

    Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë.

    Vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës.

    Vetëm në një situatë normale mund të ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark