Hoti pas arrestimit të Nagip Krasniqit: "Gjakderdhja financiare" po vazhdon tash e tre muaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti pas arrestimit të Nagip Krasniqit: “Gjakderdhja financiare” po vazhdon tash e tre muaj

    Insajderi
    19 April 2023 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshime për korrupsion.

    Lidhur më këtë arrestim ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

    “Thonin: “E kemi ndalur gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike.” Duket se KEK-u paska rrjedhur shumë.  Nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj.  Mashtruesit”, ka shkruar Hoti ne rrjetin social facebook.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar përmes një komunikate për media se është arrestuar drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Krasniqi sipas Prokurorisë, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

    Po ashtu, bëhet e ditur se njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

    “Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftim.

    Me aktvendim të prokurorit të shtetit i pandehuri me inicialet N.K., është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.​


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark