Hoti pas vendimit të Qeverisë për pensionet: Pse nuk u rritën pensionet kur inflacioni ishte në kulm? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pas vendimit të Qeverisë për pensionet: Pse nuk u rritën pensionet kur inflacioni ishte në kulm?

    Insajderi
    07 October 2024 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e fundit të pensioneve.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo nuk është një rritje e vërtetë.

    “Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet? Pse nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023?”

    “Kjo nuk është rritje reale. Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit.  Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër”, ka thënë Hoti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark