Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar planin evropian për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u pajtuan për të vazhduar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Hoti ka përmendur dy pika të marrëveshjes në preambule të cilat sipas tij janë problematike për Kosovën, shkruan Insajderi.
Sipas Hotit, pika 2 e kësaj marrëveshje e cila shkruan se palët duhet të jenë “të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, është problematike.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, është shprehur skeptik edhe për piken 4, ku thotë se nuk duhet paragjykuar “pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.