Hoti: Po të kishim vota, sot do ta rrëzonim Kurtin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti: Po të kishim vota, sot do ta rrëzonim Kurtin

    Insajderi
    20 June 2023 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Qeveria Kurti duhet të japë dorëheqje nëse situata në vend vazhdon të tensionohet.

    “Ne po presim eventualisht që mos po merremi vesh disi për të shtensionuar situatën në veri… Janë bërë të qarta lista e sanksioneve me të cilat do të përballet Kosova dhe nëse situata shkon deri në atë nivel, nuk ka vend më për këtë qeveri këtu”, ka thënë Hoti në Rubikon.

    Tutje ai tha se sikur t’i kishin votat do ta kishin rrëzuar që sot Qeverinë Kurti.

    “Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjitha veprimet që të mos lejojmë që kjo qeveri të vazhdojë tutje. Sikur të kishim vota sot do të ishte punë e kryer kjo”, ka shtuar ai.

    Sipas Hotit, Kurti nuk e ka merituar prej ditës së parë që të qeverisë, për shkak të mënyrës se si e ka zhvilluar politikën deri tash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark