Hoti publikon deklaratat e Albin Kurtit për Amerikën me muzikën për diktatorin Enver Hoxha në sfond – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti publikon deklaratat e Albin Kurtit për Amerikën me muzikën për diktatorin Enver Hoxha në sfond

    Insajderi
    18 June 2023 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një video të një deklarate që Albin Kurti e kishte dhënë si opozitar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ja pse po prishen raportet me Amerikën. Nuk është e rastësishme. Është pjesë e programit të tij”, ka shkruar Hoti në Facebook për përmbajtjen e videos.

    E në sfond është muzka e diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha.

    Në përmbajtjen e deklaratave të Kurtit thuhet se “Aleanca me SHBA-të nuk është për të ardhmen”, por për çlirimin e Kosovës.

    Këtë deklaratë që Kurti e kishte thënë si opozitar, tash po publikohet nga opozita e tanishme. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark