×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti qeveritarëve: Jeni përçudnuar, po krekoseni për rritjen ekonomike që ka ndikim minimal në standardin e jetës

    Insajderi
    24 July 2024 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë, duke e vlerësuar si përçudnuar.

    Ai ka përmendur rastin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili sipas tij ka deklaruar se papunësia është ulur, ndërsa sipas tij 200 mijë qytetarë kryesisht të moshës së punës janë larguar nga vendi.

    Hoti gjithashtu kritikoi zëvendëskryeministren Donika Gërvalla për tarifat e larta për dokumentet që lëshohen në konsullata, të cilat ajo vendosi t’i ulë.

    Ai gjithashtu thekson se norma e rritjes ekonomike për Kosovën në 2025 pritet të jetë 3.9%, duke shtuar se ky rritje ka ndikim minimal në rritjen e standardit të jetës.

    Megjithatë, ai akuzon zyrtarët e partisë në pushtet për të shpërblyer pretendimet se Kosova ka normën më të lartë ekonomike në rajon, duke përmendur se vendi fqinj në veri ka një normë prej 3.8%, duke lënë të kuptohet se Kosova ka vetëm 0.1% më shumë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark