Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka ironizuar me Qeverinë Kurti për Bankën Zhvillimore dhe Fondin Sovran.
Në një shkrim në Facebook, Hoti ka përmendur shtrenjtimin e faturave të tatimit në pronë, shtrenjtimin e faturave të energjisë që pritet të ndodhë nga 1 prilli, 2.5 miliardë eurot e Trustit që s’ka kush t’i menaxhojë në mungesë të Bordit, që Banka Qendorore s’ka Guvernator dhe që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional.
Duke ironizuar, ish-kryeministri Hoti ka thënë se të gjitha këto janë kaluese dhe të parëndësishme.
“Por këto janë kaluese e të parëndësishme. Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit! Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, ka shkruar Hoti në Facebook.