“Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë”,tha Hoti.
Ai gjithashtu theksoi se do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, apo së paku nisja e punimeve.
“Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.