Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dërguar një urim të ngrohtë për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë dhe mbarë botën me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në platformën “X”, ambasadori Hovenier shprehu dëshirat më të mira për këtë festë të veçantë.
“Urimet më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën!”, ka shkruar Ambasadori Hovenier në postimin e tij.
Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik, e cila simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe solidaritetin.