Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka folur për dashurinë që ka për muzikën shqiptare.
Ai e ka vlerësuar lartë muzikën e krijuar nga artistët kosovarë.
“Po, më pëlqejnë edhe artistët shqiptarë. Natyrisht, isha në Festivalin Sunny Hill dhe pashë disa performanca të shkëlqyera atje, përfshirë edhe artistë nga Kosova”, tha ai, duke treguar për përvojat e tij në skenën muzikore të Kosovës.
Por kur u pyet nëse ka ndonjë artist shqiptar të preferuar, ambasadori Hovenier u tregua modest.
“Nuk e di nëse kam një artist shqiptar të preferuar, sepse më pëlqen shumë muzika që dëgjoj këtu”, theksoi ai, duke treguar respekt dhe admirim për talentin e shumtë muzikor të Shqipërisë dhe Kosovës.