Hovenier në takimin e fundit me Kurtin: Bashkëpunimi me SHBA-në i hap rrugën Kosovës drejt integrimeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier në takimin e fundit me Kurtin: Bashkëpunimi me SHBA-në i hap rrugën Kosovës drejt integrimeve

    Insajderi
    26 December 2024 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar sot takimin e tij lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti, duke përmbyllur mandatin e tij si përfaqësues diplomatik në Kosovë.

    Hovenier përmendi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si kyç për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    “Diskutuam përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike,” shkroi ambasadori Hovenier pas takimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark