Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit

    Insajderi
    01 July 2025 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    USAID përmbyll misionin e saj historik pas gjashtë dekadash në shërbim global, ndërsa ish-ambasadori i SHBA-së në Prishtinë e cilëson Kosovën shembull të suksesit të saj, veçanërisht pas luftës së viteve 1998-1999.

    Ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shuarjes së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke shprehur mirënjohje për kontributin e saj në ngritjen e Kosovës pas luftës.

    “Dua të shpreh solidaritetin dhe mirënjohjen time për të gjithë kolegët, veçanërisht ata nga USAID-i, për gjithçka që kanë bërë për këtë komb, sidomos në një vend sikurse Kosova, popullin e së cilit e kemi ndihmuar të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviçit, dhe për të ndërtuar një shoqëri funksionale, demokratike dhe të suksesshme”, ka deklaruar ai.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se USAID-i ka pushuar zyrtarisht të gjitha aktivitetet, duke shënuar një fund historik për agjencinë amerikane të ndihmës së jashtme pas më shumë se gjashtë dekadash në shërbim global.

    USAID-i ka luajtur një rol kyç në Kosovë, dhe që nga paslufta ka investuar mbi 1 miliard dollarë në vend, duke financuar një sërë aktivitetesh, përfshirë mbështetjen e forcimit të sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe demokracisë, krahas përmirësimit të arsimit, gjithpërfshirjes e llogaridhënies, si dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark